Terminet, recetat
dhe harta dentare —
gjithçka në një vend
E-Klinika menaxhon terminet, pacientët dhe recetat e klinikës tuaj. Çdo doktor ndërton layoutin e vet të recetës sipas specialitetit — kardiolog, gjinekolog, pediatër — kurse dentistët kanë hartën e tyre dentare vizuale, dhëmb pas dhëmbi.
10€
Çmimi Fillestar / muaj
10 ditë
Provë Falas
100%
Akses i Plotë në Çdo Plan
Gati për punë në
më pak se 10 minuta
Pa instalim. Pa trajnim të gjatë. Pa IT specialist. Tre hapa dhe klinika juaj është dixhitale.
Regjistroni Klinikën
Krijoni llogarinë e klinikës tuaj në 2 minuta. Shtoni emrin, adresën dhe logon. Asgjë tjetër nuk nevojitet.
Shtoni Doktorët
Çdo doktor merr llogarinë e tij private. Konfiguron recetën, orarin dhe preferencat e tij brenda pak minutave.
Filloni Menjëherë
Shtoni terminet e para, sistemi fillon të dërgojë njoftimet automatikisht. Klinika juaj është dixhitale.
Pa instalim softueri
Punon direkt nga browseri
Pa kontratë afatgjatë
Anulim i lirë në çdo kohë
Onboarding falas
Ekipi ynë ju ndihmon të filloni
Gjithçka që i nevojitet
klinikës dhe çdo doktori
Nga recetat e personalizuara për çdo specialitet, deri te harta dentare e dentistëve dhe njoftimet automatike — E-Klinika menaxhon çdo detaj që doktori të fokusohet te pacienti.
Recetë dentare
me hartë vizuale, dhëmb pas dhëmbi
Dentistët nuk shkruajnë tekst të gjatë — zgjedhin drejtpërdrejt mbi hartën dentare çdo dhëmb që trajtojnë. E-Klinika krijon automatikisht raportin dhe planin e trajtimit sipas zgjedhjeve.
32 dhëmbë, të klikueshëm një nga një
Nofulla e sipërme dhe e poshtme paraqiten vizualisht — shënoni karies, mbushje, nxjerrje, implant, urë ose protezë me pak klikime.
Ura dhe proteza automatike
Zgjidhni dhëmbët ankorë dhe pontikët — sistemi krijon vetë urën ose protezën në hartë.
Krahasim me vizitën e kaluar
E-Klinika krahason automatikisht çfarë ndryshoi nga vizita e fundit e po atij pacienti.
Një layout i vetëm
s'i shkon të gjithëve
Brenda së njëjtës klinikë mund të keni 1 kardiolog, 1 gjinekolog e 1 pediatër — dhe secili ndërton layoutin e vet të recetës, me fushat që i duhen atij specialiteti. Receta printohet gati-gati, me kokë dhe nënshkrim automatik.
Layout sipas specialitetit
Kardiologu ka fushat e veta (tensioni, EKG), gjinekologia të tjera — çdo doktor zgjedh strukturën e recetës vetë.
I ndryshëm për çdo doktor
Brenda së njëjtës klinikë, dy doktorë mund të kenë receta krejtësisht të ndryshme, pa ndikuar njëri-tjetrin.
Printim me një klikim
Recetat printohen menjëherë si PDF, gati për t'i dhënë pacientit.
Sistemi që punon
ndërkohë që ju flini
Çdo ditë në orën 08:00 të mëngjesit, secili doktor merr automatikisht listën e plotë të termineve të ditës. Pacientët njoftohen me email, 2 orë para terminit — kohë e mjaftueshme për ta anuluar nëse nuk mund të vijnë.
Ora 08:00 — Doktori njoftohet
Çdo mëngjes, doktori merr email me të gjitha terminet e ditës, pacientët dhe oraret.
2 orë para — Pacienti njoftohet me email
Pacienti merr kujtesë automatike me email, me emrin e doktorit, orën dhe klinikën.
Asnjë termin i harruar
Njoftimet automatike zvogëlojnë numrin e pacientëve që nuk paraqiten në termin.
Doktori
Email me listën e termineve
Pacienti
Email 2h para terminit
Termini
Ora e takimit
🗓️ Terminet e ditës tuaj — 08.09.2026
Pacient A.
Kontroll rutinë
Pacient B.
Rezultate analize
Pacient C.
Vizitë e parë
Pacient D.
Recetë rinovim
4 termine gjithsej
⏰ Termini juaj fillon në 2 orë!
Edhe këto dhe shumë më tepër — të përfshira në çdo plan
Panel i Klinikës
Administratori menaxhon të gjithë klinikën — doktorët, oraret, raportet — nga një panel i vetëm.
Panel Individual i Doktorit
Çdo doktor ka panelin e tij privat — pacientët, historikun, recetat dhe orarin vetjak.
Menaxhimi i Pacientëve
Kartela dixhitale e plotë e çdo pacienti — vizitat, receta dhe historiku i plotë mjekësor.
Orari & Terminet Online
Kalendari real-time i termineve, i njëjti që shihni në screenshot-in më sipër. Pa konflikt datash.
Akses i Plotë në Çdo Plan
S'ka veçori të kyçura pas planeve "premium" — çdo klinikë merr të gjitha funksionet, pavarësisht numrit të doktorëve.
Siguria & Privatësia
Të dhënat e pacientëve mbrohen me enkriptim të plotë. Plotësisht i përputhur me GDPR dhe kërkesat vendore.
Vetëm numri i doktorëve
ndryshon çmimin — jo veçoritë
Çdo plan përfshin 100% të funksioneve — receta të personalizuara, modulin e dentistëve, terminet dhe njoftimet automatike.
1 Doktor
Për doktorë privatë ose klinikë të vogël
1 doktor · faturim mujor
- 1 doktor aktiv
- Akses i plotë — asnjë veçori e kyçur
- Receta të personalizuara
- Panel i klinikës dhe doktorit
- Kartelat e pacientëve
- Terminet dhe njoftimet automatike
- Suport teknik në shqip
Deri në 3 Doktorë
Për klinika me disa specialitete
deri në 3 doktorë · faturim mujor
- Deri në 3 doktorë aktivë
- Akses i plotë — gjithçka e planit 1 Doktor
- Layout i veçantë për çdo specialitet
- Panel i centralizuar i klinikës
- Modul i plotë për dentistë (hartë dentare)
- Suport me prioritet
4+ Doktorë
Për qendra mjekësore me ekip të gjerë
4+ doktorë · faturim mujor
- Doktorë të pakufizuar (4+)
- Akses i plotë — gjithçka nga planet e tjera
- Menaxhim i shumë specialiteteve njëkohësisht
- Modul i plotë për dentistë
- Onboarding i dedikuar
- Suport me prioritet të lartë
Të gjithë planet fillojnë me 10 ditë falas — pa kartë krediti. Paguani mujor ose vjetor (kurseni 10%) dhe ndryshoni planin në çdo kohë kur rritet numri i doktorëve.
E njëjta gjë në çdo plan — asnjë veçori "premium" e kyçur
Pyetje të shpeshta
Pagesa e Sigurt
SSL 256-bit
Faturë Zyrtare
Tatimore, për çdo pagesë
Pa Ripërtëritje e Fshehtë
Ju vendosni kur të vazhdoni
Suport Shqip
Flet gjuhën tuaj
Klinika juaj meriton
teknologjinë më të mirë
Bashkohuni me klinikat që tashmë kanë zgjedhur E-Klinika për të menaxhuar doktorët, terminet dhe pacientët e tyre.